BDI: Dënojmë fushatën politiko-mediatike kundër BDI-së dhe Universitetit të Tetovës

by informim

BDI ka reaguar në lidhje me akuzat në drejtim të tyre për ndërhyrje në zgjedhjet për rektor në Universitetin e Tetovës.

Nga BDI thonë se “fushata e vazhdueshme mediatiko-politike kundër universitetit është për çdo keqardhje dhe apelojmë për ndërprerje të menjëhershme të fushatës dhe denoncim institucional të çdo shqetësimi nga cilado palë”.

banner

“Bashkimi Demokratik për Integrim me indinjatë të thellë ndjek reagimet dhe fushatën politiko-mediatike kundër Universitetit të Tetovës, si dhe pretendimet tendencioze dhe të pabazuara kundër Bashkimit Demokratik për Integrim. BDI konsideron që arsimi publik universitar është një ndër shtyllat kryesore për të ndikuar në avancimin e proceseve të rëndësishme shoqërore”.

“Bashkimi Demokratik për Integrim ka vlerësuar dhe ka mbështetur lirinë akademike dhe autonominë e universiteteve për të administruar dhe menaxhuar vetë veprimtarinë e tyre dhe ka mbështetur lartë lirinë e pedagogëve për të shprehur bindjet e tyre. Në këtë periudhë, në vendin tonë janë realizuar procese zgjedhore në 4 institucione publike të arsimit të lartë në përputhje me autonominë universitare”, thonë nga BDI.

Ata i ftojnë profesorët, organet udhëheqëse të UT-së, si dhe kandidatët për rektor të paraqesin çdo parregullsi.

“BDI është e bindur që integriteti i profesorëve është i pacënueshëm dhe që secili do të jep votën e vet me bindje të lirë, në mënyrë demokratike. Universiteti i Tetovës mban vulën e luftës për dije dhe historiku i saj duhet të jetë mision për gjeneratat e ardhshme, për çka duhet komuniteti të bëjë maksimum për ta mbrojtur”.

“Bashkimi Demokaratik për Integrim mbështet çdo iniciativë që vjen nga ana e institucioneve publike të arsimit të lartë për të rritur cilësinë dhe do të mbështes çdo ndryshim ligjor në të mirë të procesit edukativo-arsimor”, thonë nga BDI.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy