Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kana’ani ka deklaruar se muxhahedinët do të jenë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e Shqipërisë, duke i cilësuar ato si terroristë.
Ky reagim vjen pas përplasjeve të ndodhura dje gjatë kontrolleve të policisë në kampin e muxhahedinëve. Sipas farsnews ministri bën thirrje që Shqipëria ta marrë seriozisht kërcënimin, duke shtuar se kjo ka qenë edhe arsyeja pse qeveria i dëboi dhe qeveritë e tjera refuzuan t’i pranonin.
“Shpresojmë që qeveria shqiptare të korrigjojë gabimin e saj në pritjen e këtyre terroristëve. MEK organizatë terroriste”, ka thënë ai.
“Elementet e grupit terrorist anti-Iran Mojahedin-e Khalq (MKO i njohur gjithashtu si MEK, NCRI ose PMOI) do të përbëjnë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e mikpritësit të tyre për shkak të natyrës së tyre terroriste”, thuhet në deklaratën e tij.