Kim Kardashian pozon në numrin e ri të revistës “Time”, pranon se vuan nga ‘sindroma e mashtruesit’

by informim

Kim Kardashian është në kopertinën e një reviste tjetër, por kjo është paksa ndryshe.

42-vjeçarja e cila ka kaluar së fundmi disa kohë në New York, është në kopertinën e numrit të “Time 100 Most Influential Companies”, shkruan DailyMail.

banner

Kompania e saj “SKIMS” është përfshirë në një listë të gjatë me kompanitë e njohura që përfshijnë “Taco Bell”, “Disney” dhe “TikTok”, ku ajo ka tetë milionë ndjekës përveç 350 milionëve që e ndjekin tashmë në Instagram.

Revista përfitoi nga linjat trupore të Kimit për të tërhequr vëmendjen për këtë çështje, e shfaq atë në kopertinë të veshur me një kostum të zi të ngushtë të frymëzuar nga marka “SKIMS” dhe doreza të zeza lëkure me prerje dhe kopsa poshtë këmbës së djathtë.

Flokët e saj ishin të stiluara drejt dhe ajo mbante një grim natyral me një buzë ngjyrë rozë.

Multimilionerja është modeste kur flet për suksesin e kompanisë së saj të veshjeve që u lansua në vitin 2019 dhe u vlerësua me 3.2 miliardë dollarë në vitin 2022.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy