Meghan Markle nuk do të jetë fytyra e Dior

by

Pas ditësh thashetheme, një zëdhënës i shtëpisë franceze të modës thotë se nuk ka pasur negociata për kontratë apo kontakte të fundit me Dukeshën e Sussex.

Pasi u mbyll kapitulli i podcast-it të Harry dhe Meghan Markle, i anuluar nga Spotify pas vetëm një sezoni, u përhapën zëra se gruaja e Princit Harry do të merrte një rol të ri prej protagonistje si fytyra e Dior.

banner

Fatkeqësisht për fansat, shpresat për një bashkëpunim të supozuar janë shuar: një zëdhënës i Maison tha për Women’s Wear Daily se thashethemet ishin të pabaza dhe se nuk kishte pasur negociata për kontratë apo kontakte të fundit me Markle.

Dukesha e Sussex ka veshur fustane Dior disa herë gjatë karrierës së saj mbretërore, duke përfshirë jubileun Platinum të mbretëreshës Elizabeth dhe funeralin e saj shtatorin e kaluar. Edhe Princi Harry zgjodhi një kostum Dior për kurorëzimin e fundit të mbretit Charles.

Sipas disa mediave, marrëveshja me Dior-in mund t’i kishte sjellë asaj 20 milionë dollarë (rreth 18.2 milionë euro) në tre vjet.

Megjithatë, është ende e mundur që ajo të bëhet ambasadore e një marke tjetër të modës, veçanërisht duke marrë parasysh pozicionin e saj si një “”vartëse” mbretërore që i jep më shumë liri.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy