Paçarizi për Hetemin: Peng i politikës së Kurtit, po qëndron në komunë si Oso Kukë

by informim

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, është shprehur se kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, është peng i politikës së kryeministri Albin Kurti.

“Peng i bllokuar në komunë dhe nuk është duke bërë asgjë. Më vjen gjynah që e kanë mbyllur atë të shkretë dhe nuk e lënë, nuk guxon, apo ndjehet hero. Në pandemi jemi mbyllur krejt, krejt qenkemi heronj. Ai po qëndron atje si Oso Kukë”, është shprehur Paçarizi në Rubikon.

“Për hesapin tim është i abuzuar”.

Sa i përket tërë situatës në veri, Paçarizi ka thënë se kryeministri Kurti nuk është më “fajtori”, pas kidnapimit të tre policëve.

“Kurti dha shenja për deeskalim, por Serbia nuk e lejoi deeskalimin. Fajtori tani është Vuçiq”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy