Petkoviq: Opozitarët serbë erdhën në veri në marrëveshje me Prishtinën, prandaj u sulmuan

by informim

Shefi i negociatorëve serbë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq ka thënë se deputetët e opozitës serbe Mirosllav Alleksiq dhe Aleksandar Jovanoviq Quta erdhën në Zveçan për të “provokuar njerëzit” dhe për të “bërë fotografi” dhe se ata kanë ardhur “në marrëveshje dhe sinkronizim me Prishtinën për të krijuar probleme për Beogradin dhe serbët e Kosovës”, raporton shtëpia mediatike N1.

I pyetur në konferencën për media për ardhjen e përfaqësuesve të opozitës në Zveçan për t’i dhënë përkrahje popullit, të cilët janë sulmuar me shok-bombë, Petkoviq ka thënë se sipas videove në të gjitha rrjetet sociale shihet se si “gratë dhe burrat që janë atje për ditë e javë duke mbrojtur komunën e tyre dhe të drejtën e tyre për të mbijetuar dhe qëndruar, kanë thënë qartë se ata nuk kanë çfarë të kërkojnë atje”, duke thënë se kanë ardhur këtu “vetëm për të bërë foto” dhe “për të bërë përçarje në popull”,

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy