Rihanna, që thuhet se është një mike e vjetër e themeluesit të “Jacob & Co”, Jacob Arabo, ka shkëlqyer me një paraqitje në shfaqjen e modës të “Louis Vuitton” të kësaj jave në Paris, e veshur me një orë me diamant të markës.
Rihanna nuk zhgënjen kurrë me shijen e saj të shkëlqyer të modës.Ylli i muzikës hyri në turmë, në shfaqjen e fundit të modës “Louis Vuitton” me partnerin ASAP Rocky në krah të saj, Riri iu bashkua të famshmëve të tjerë në shfaqjen për kolekisonin ‘Pranverë 2024’ të martën në mbrëmje.
Foto: Getty Images
Shfaqja në Paris, ishte koleksioni i parë i reperit dhe këngëtarit amerikan-Pharrell Williams për shtëpinë e modës, teksa ai mori pozitë pas vdekjes së Virgil Abloh.
Si fytyra e fushatës më të fundit të shtëpisë së stilistëve, Riri u koordinua me të dashurin e saj Rocky në veshjen xhins nga koka te këmbët.
Dizajni me model dhe monogram paraqiste një trupore të printuar grafike marramendëse që ishte kombinuar me aksesor të përshtatshëm.