Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e ka uruar Serbinë pasi kanë garuar dhe kanë arritur që të sigurojnë organizimin e EXPO2027, një panair botëror që njihet nga Byroja Ndërkombëtare e Ekspozitave me seli në Paris, shkruan Gazeta Express.
Blinken ka paralajmëruar se SHBA-ja do të merr pjesë në organizimin që do ta bëj Serbia më 2027.
“Ne e përgëzojmë Serbinë për ofertën e tyre bindëse dhe mezi presim të shfaqim një pavijon të mrekullueshëm në vitin 2027”, ka shkruar Antony Blinken, duke falënderuar ata që e kanë përkrahur SHBA-në në ofertën për të organizuar panairin e njëjtë.
Urimet Serbisë i kanë shkuar edhe nga zyrtarja tjetër e Departamentit Shtetit, Liz Allen, Nënsekretare për Diplomacinë dhe Çështjet Publike.
Allen ka uruar Serbinë për ofertën fituese për të organizuar Expo 2027, derisa thotë se pret me padurim që SHBA-ja të bëj një paraqitje të fortë në Beograd.
Përmes një njoftimi për media, Byroja Ndërkombëtare e Ekspozitave ka bërë të ditur se shtetet anëtare të Byrosë kanë zgjedhur Serbinë si vendin pritës për organizimin e Ekspozitës së Specializuar nga 15 maj deri më 15 gusht 2027 në Beograd me temën “Të luajmë për njerëzimin – Sporti dhe muzika për të gjithë”.
Serbia është zgjedhur në raundin e katërt të votimit, me shumicë votash, nga vendet anëtare të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave, derisa në garë ka qenë edhe SHBA, Tajlanda, Argjentina dhe Spanja.
Serbia është zgjedhur në raundin e katërt të votimit, me shumicë votash, nga vendet anëtare të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave, derisa në garë ka qenë edhe SHBA, Tajlanda, Argjentina dhe Spanja.
Ekspozita e fundit e Specializuar deri më sot, Expo 2017 Astana , është zhvilluar në kryeqytetin e Kazakistanit me temën “Energjia e së Ardhmes” dhe regjistroi afro 4 milionë vizita.
Thank you to all who supported the United States bid to host @usaexpo2027. We congratulate Serbia on their compelling bid and we look forward to showcasing an amazing pavilion in 2027.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) June 21, 2023