Zelensky pranon përparimin e ngadaltë, por thotë se kundërofensiva nuk është si në film

by informim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka pranuar se përparimi në fushën e betejës ka qenë “më i ngadalshëm seç dëshirohej”, javë pas ofensivës ushtarake të Ukrainës për të rimarrë zonat e pushtuara nga Rusia.

“Disa njerëz besojnë se ky është një film i Hollivudit dhe presin rezultate që tani. Nuk është ashtu”, i tha ai BBC-së, transmeton Klan Kosova.

banner

“Ajo që është në rrezik janë jetët e njerëzve”.

Ukraina thotë se kundërofensiva e saj ka rimarrë tetë fshatra deri më tani në rajonin jugor të Zaporizhzhias dhe Donetskut në lindje.

Zelensky shtoi se shtytja ushtarake nuk po shkonte lehtë sepse 200,000 km katrorë të territorit ukrainas ishin minuar nga forcat ruse.

“Çfarëdo që disa mund të duan, duke përfshirë përpjekjet për të na bërë presion, me gjithë respektin e duhur, ne do të avancojmë në fushën e betejës në mënyrën që ne e konsiderojmë më të mirën”, shtoi Zelensky.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy