Shembet fasada e Akademisë Amerikane në rrugën Saint-Jacques në lagjen e 5-të . Twitter mbushet me video të shumta të ngjarjes
Një shpërthim i dhunshëm tronditi rrugën Saint-Jacques në lagjen e 5-të të Parisit, pranë Panteonit dhe Kopshtit te Luksemburgut. Sipas disa burimeve, bëhet fjalë për një rrjedhje gazi. Numri i të plagosurve ka shkuar në 29, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë gjithashtu dy të zhdukur mes rrënojave të ndërtesave, sipas raporteve nga zyra e prokurorisë së kryeqytetit francez.
Shpërthimi ndodhi në ndërtesën e Akademisë Amerikane, fasada e së cilës u shemb dhe shkaktoi zjarre në një numër ndërtesash, njoftuan autoritetet lokale dhe konfirmuan edhe nga qeveria.