Ambasadori amerikan në OSBE: Kërkojmë de-eskalim menjëherë nga Kosova dhe Serbia, të ndiqet plani 3 pikësh i BE-së

by informim

Ambasadori i SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter, gjatë një sesioni ku ka raportuar për Serbinë shefi i OSBE-së në Beograd, Jan Brathu, ka bërë thirrje ndaj Kosovës dhe Serbisë për de-eskalim të menjëhershëm të situatës.Këtu ambasadori amerikan ka përfshirë edhe implementimin e planit tre pikësh të Bashkimit Evropian për de-eskalim.

Diplomati amerikan ka thënë se status-quo është e paqendrueshme dhe se pengon stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

banner

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht aspiratat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe një të ardhme demokratike, të begatë dhe paqësore për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne e njohim rolin e rëndësishëm të Serbisë në këtë drejtim dhe i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të de-përshkallëzojnë menjëherë tensionet, duke përfshirë edhe ndjekjen e planit trepikësh të përshkruar nga kolegët tanë në BE. Status quo-ja është e paqëndrueshme pasi pengon stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe parandalon integrimin e plotë të Kosovës dhe Serbisë në institucionet evropiane”, ka thënë Carpenter.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy