Asllani e Asani “magjepsin” UEFA-n

by informim

Mbrëmjet evropiane të qershorit kanë evidentuar mbi të gjithë Jasir Asanin dhe Kristjan Asllanin.

Dy lojtarët e kombëtares shqiptare kanë shënuar golat më të bukur të qershorit, duke magjepsur UEFA-n për nga mënyra e realizimit. Përveç rëndësisë në kthimin e avantazhit për Shqipërinë në transfertën me Ishujt Faroe në një moment crucial të takimit, ai i 1-2 i realizuar nga mesfushori i Inter është i një bukurie absolute.

E majta e kalibruar nën kryqëzimin e shtyllave, që përfundoi në rrjetë pasi u përplas në pjesën e brendshme të traversës, u evidentua mbi golin e Bukayo Saka në goleadën 7-0 të Anglisë ndaj Maqedonisë së Veriut, perlën e Arda Guler Turqi që mbylli 2-0 e Turqisë ndaj Uellsit e Roland Sallai që bëri finalin 2-0 me të cilën Hungaria likuidoi Lituaninë.

Asllani ndan fronin me një tjetër kuqezi, që me golin e shënuar ndaj Moldavisë mposhti edhe Elmas e Grant-Leon Ranos. Pas votimit, UEFA e shpalli fitues sulmuesin shqiptar që zhbllokoi ndeshjen kundër moldavëve. Goli fantastik i shënuar nga 27-vjeçari, i pari i sulmuesit me fanellën kuqezi, është përjetësuar kështu edhe nga UEFA për kënaqësinë e lojtarit.

Dy goditje me të majtën, që ekzaltojnë aftësitë individuale të organikës kuqezi, por edhe dëshmojnë lirinë më të madhe taktike që kanë me brazilianin Sylvinho në bankinë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy