Deputeti i LVV-së e nis pak më ndryshe fjalimin në Kuvend, falënderon gazetarët që raportuan në veri

by informim

Deputeti i LVV-së, Valon Ramadani, të enjten e ka nisur pak më ndryshe fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e sotme plenare, ligjvënësi i pushtetit falënderoi të gjithë gazetarët dhe pjesëtarët e mediave, që kanë raportuar nga komunat veriore, pavarësisht sulmeve dhe rreziqeve që u kanë kanosur nga bandat kriminale.

banner

Ai duke përmendur punën e tyre heroike bashkë me Policinë e Kosovës, tha se Kosova po bëhet shembull i lirisë së shprehjes dhe medias së lirë

“Puna e tyre heroike dhe e policëve na garanton për triumfin e demokracisë së Kosovës. Kosova po bëhet shembull i lirisë së shprehjes dhe medias së lirë”, tha ai, teksa shtoi se sulmuesit e gazetarëve në veri janë mbrapa grilave.

Për këtë, ai falënderoi Policinë e Kosovës për sundimin e ligjit dhe rendit në veri të vendit, transmeton Paparaci.

“Kjo është e pamundur pa punën shembullore të gazetarëve. E kam dënuar dhe e dënoj sulmet ndaj mediave”, shtoi ai.

Ai pati kritika ndaj Beogradit zyrtar. Shtoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i kontrollon dhe sundon mediat atje.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy