Dy vjeçari vret nënën e tij shtatzënë

by

Ndodhi në Ohio: gruaja, e qëlluar me plumb pas shpine, arriti të thërriste ndihmë, por vdiq në spital me foshnjën që mbante. Arma ishte në komodinën e dhomës së gjumit

Mori një armë të lënë me tre të tjera në komodinën afër shtratit në dhomën e gjumit të prindërve të tij dhe qëllon nënën e tij që po lante rrobat, duke e vrarë atë.
Ishte pikërisht një dy vjeçar që tërhoqi këmbëzën e armës, e cila goditi në shpinë gruan, Laura Ilg, 31 vjeç, nga Norwalk, Ohio, tetë muajshe shtatzënë. 31-vjeçarja, siç raportoi nga mbikëqyrësi i policisë David Smith për mediat lokale, arriti të telefonojë numrin e urgjencës, duke shpjeguar se çfarë kishte ndodhur, përpara se të vdiste në spital.


Gruaja, ende e vetëdijshme kur mbërriti ndihma, në fakt tha se djali i saj dy vjeçar kishte arritur të hynte në dhomën e gjumit të prindërve, zakonisht e mbyllur, ndërsa ajo lante rrobat dhe kishte filluar të luante me pistoletën.
Në të njëjtën dhomë, policia gjeti edhe një pistoletë tjetër 9 mm në komodinë dhe dy armë zjarri të tjera të mbushura. Bashkëshorti i viktimës, i cili mungonte në momentin e tragjedisë, deklaroi se armët ishin të tijat.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy