81
Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenelll, gjendet në Mitrovicë të Veriut, ku po takohet me përfaqësuesit serbë të Kosovës, raporton “Kosovo Online”.
Sipas këtij mediumi, takimi ka filluar rreth orës 16:00.
Në këtë takim raportohet se gjendet kryesia e Listës Serbe, përfshirë kryetari Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor, e po ashtu edhe ish-kryetari i Zveçanit, Dragisha Miloviq.
Grenell ka kritikuar vazhdimisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në postimet e tij në Twitter.
Ai së fundi në një postim tha se “Kurti duhet të ndryshojë kurs”.