Haradinaj thotë se njerëzit do të dalin në rrugë kundër Kurtit: Millosheviqin e Koshtunicën i rrëzuan serbët

by informim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se nëse vazhdojnë kjo gjendje njerëzit do të dalin në rrugë kundër Kurtit.

Ai në emisionin Pressing të T7, ka thënë se edhe politikanët serbë si Millosheviqi dhe Koshtunicën e kanë rrëzuar serbët, jo bashkësia ndërkombëtare.

Haradinaj po ashtu ka thënë se para se të vijnë protestat, duhet disa veprime institucionale si mocioni.

“Kjo frika e opozitarëve sotëm nuk ka me ju sjellë votat, kanë me rreziku trupin elektorat  vet Nëse ti e dëgjon mikun që t’u ka gjetur në ditë më të vështira. Ai po thotë jemi bashkë krejt komuniteti euro-atlantik, e çka pres unë prej Kosovës që s’po bashkona me ta. Unë besoj që aleancës i ka ndihmu qartësia”, ka thënë  Haradinaj.

Më tutje, ka thënë se njerëzit po i kuptojnë kur po e shpjegojnë pse duhet të rrëzohet Kurti.

“Në këtë kohë njerëzit po na kuptojnë. Që doni dalim rrugë, para se m dalë rrugë janë disa metoda institucionale, si mocioni. Kanë me dalë njerëzit në rrugë, Koshtunicën e kanë rrëzu vetë. Kurti është tu e pru punën që vet kanë me rrëzu”, ka thënë Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy