Hoxhaj: Kurti dhe Washingtoni janë në dy planete të ndryshme

by informim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se nga Roma, nesër do të udhëtojë për në Bruksel. Kështu duke e konfiromuar pjesëmarrjen e tij në takimin e nivelit të lartë të dialogut të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell. Megjithatë, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha se takimi Kurti – Vuçiq nuk pritet të ndodhë këtë javë.

E nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demoratike, Enver Hoxhaj tha se nëse Escobar nuk e dinë që Kurti mund të udhëtojë për në Bruksel, tregon se kryeministri dhe Washingtoni janë në dy planete të ndryshme.

banner

“Vetëm pjesa e konfirmimit dhe moskonfirmimit të takimit tregon sesa ka koordinim, pra se çfarë po ndodhë në Bruksel. Mendoj se kjo është pika më e ulët e çdo situate që e kemi pasur brenda dhe jashtë”, tha Hoxhaj.
Ai tutje u shpreh se shkuarja e Kurtit në Bruksel pa koordinim me Amerikën pa e pranuar planin 3-pikësh: De-eskalim, zgjedhje, rikthim në dialog, por, marrja vetëm me tre policët e kidnapuar tregon se edhe dialogu nuk është i njëti. Nuk zgjvillohet në mes dy shteteve, dialogu që zhvillohet në Bruksel e ka një emër dhe ai është “Menaxhim i krizës”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy