Kidnapimi i tre policëve në veri, deputeti Quni pyet Kurtin: Pse hyn në beteja me qëllim për t’i humbur?

by informim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni ka folur për situatën në veri të Kosovës, konkretisht kidnapimin e tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe.

Quni gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se akti i kidnapimit/arrestimit të zyrtarëve policorë është akt agresioni.

banner

Sipas tij, kjo çështje ka shkaktuar aq shumë debate, analiza dhe diskutime në opinion sa që policët e kidnapuar janë shpallur dhe tradhtarë.

“Arrestimi i tre zyrtareve të policisë nga njësiti për kontrollin e kufirit ishte akt agresioni nga Serbia dhe normalisht që ka shkaktuar debate të ndryshme. Debate ,analiza dhe diskutime ku në disa raste shkohet aq larg, sa që në diskutime ata linçohen dhe shpallen tradhtarë. Nga cilësimet e tilla jo vetëm që fajësimet janë në adresë të gabuar por shfajësohen përgjegjësit duke i linçuar të pafajshëm, siç janë Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Mustafë Sheha”, tha deputeti i LDK-së.

Po ashtu Quni shtroi një çështje duke pyetur se si është e mundur që Qeveria e Kosovës duke e ditur tensionimin e situatës në atë zonë nuk e ka ndryshuar rutinën ditore të patrullës policore në kufijtë Kosovë-Serbi?

“Njësitet kufitare veprojnë në grupe të vogla, janë të armatosur lehtë, me mjete të rëndomta transporti, etj. Janë të ridizajnuar për të ndaluar kontrabandimin me mallra dhe njerëz. Për këto veprime supozohet që policët të jenë me shëndet të mirë dhe të përgatitur.

Policët kufitar mund të përballen me grupe të vogla kriminale por assesi me ushtarakë dhe forca elitare.

Si është e mundur që me një situatë me rrezikshmëri të lartë, me tensione rezistencën e një pjese të komuniteti serb, dhunën e grupeve kriminale, prezencën e ushtrisë në kufi të veprohet me të njëjta rutina ditore, me të njëjtit zyrtarë e të njëjta mjete? “, pyeti ai.

Gjithashtu deputeti i LDK-së pyeti se nëse e ka ditur apo jo Kurti këtë situatë.

“A e ka ditur kryeministri këtë situatë? Ai ishte i njoftuar nga Sveçla këtë gjendje, e nëse e ka dit përgjegjësia bie mbi kryeministrinë. Dhe kjo d.m.th që kryeministri i ka viktimizuar, dhe shtrohet pyetja për cilat qëllime politike e ka bërë? E nëse kryeministri nuk ka pas njohuri atëherë duhet të kërkojë llogari nga zinxhiri komandues”.

Quni theksoi se kryeministri Kurti iu ka borxh një shpjegim, policëve të arrestuar, familjarëve të tyre, partnerëve tanë, por edhe deputetëve.

“Pse e ka humbur orientimin në kohë dhe hapësirë? Pse hyn në beteja me qëllim për t’i humbur”, ka pyetur ndër të tjera deputeti Quni.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy