Kurti në “Suddeutche Zeitung” akuzon SHBA-në dhe BE-në për naivitet në trajtimin e Beogradit

by informim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane “Suddeutche Zeitung” ka folur për ngjarjet në veri të Kosovës dhe qëndrimin e Perëndimit ndaj Kosovës dhe Serbisë pas krizë në veri të vendit.

Kurti në këtë intervistë ka mohuar akuzën e Washingtonit dhe Brukselit se ka qenë Qeveria e Kosovës që ka nxitur tensionet në veri të Kosovës kur ka vendosur që të dërgojë kryetarët e katër komunave nën përcjellje policore në zyrat e tyre,

banner

Siç shkruan Suddeutche Zeitung, Kurti gjithashtu ka akuzuar partnerët Perëndimorë për naivitet në trajtimin e Beogradit.

Kreu i Qeverisë së Kosovës gjithashtu për “Suddeutche Zeitung” ka thënë se është “kryeministër parimor”.

Kjo intervistë e Kurtit për SZ vjen pas një serie shkrimesh të shtypit ndërkombëtar në të cilën Kurti përshkruhet si kryeministër kokëfortë dhe tekste ku vihen në pikëpyetje miqësitë e Kosovës me aleatët.

Kryeministri Albin Kurti edhe në një intervistë të mëhershme për “The Guardian” i kishte cilëusar deklaratat e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken si “naive”, pas kritikave që Sekretari Amerikan i kishte bërë Qeverisë Kurti pas vendimit për të çuar kryetarët në katër komunat veriore.

“Unë mendoj se nuk është vetëm e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive. Ndoshta sekretari Blinken do ta shpjegojë këtë më tej një ditë, por definitivisht nuk ishte e dobishme”, kishte thënë Kurti për deklaratat e Blinken.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy