Luiza Gega, rekord në Kampionatin Evropian Ekipor

by

Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ekipor të Atletikës, në Lojërat Evropiane që po zhvillohen në Poloni.

Luiza Gega padyshim po tregon formën e mirë, teksa ka fituar garën e 3 mijë metrave me pengesa në Kampionatin Evropian Ekipor të Atletikës që po zhvillohet në Krakow të Polonisë. Atletja shqiptare ka fituar në divizionin e tretë të garës, teksa e ka mbyllur me kohën 9:17.31.

banner

Me këtë fitore, Gega barazohet me kampionen bullgare Ivet Lalova-Collio me 11 fitore në historinë e kampionateve të ndryshme evropiane, teksa dy herë ka dalë në vendin e dytë. Veç suksesit, Gega ka vendosur edhe rekord për femrat me kohën e saj.

Në këtë event që po zhvillohet prej ditësh, Gega i ka shtuar edhe 15 pikë të tjera skuadrës shqiptare që po merr pjesë në Kampionatin Evropian të Atletikës. Kujtojmë se pak ditë më parë Gega fitoi edhe në garën e 5 mijë metrave, teksa dita e sotme ishte kryesore për atleten kuqezi, që fitoi në disiplinën e saj në 3 mijë metra me pengesa.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy