Memli Krasniqi e refuzon ftesën e Presidentes Osmani për takim, tregon që ishte iniciativë e Haradinajt

by informim

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se ka refuzuar ftesën e presidentes Osmani për një takim, pas një propozimi nga kryetari i AAK-së.

Ai tha se arsyeja e refuzimit të ftesës është se “Presidentja ka qëndruar e heshtur dhe ka neglizhuar obligimin e saj kushtetues për të garantuar unitetin qytetar” pas ngjarjeve të fundit në veri dhe marrëdhëniet me partnerët.

banner

“Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve të vështira për Kosovën, me indinjatë kam vërejtur se Presidentja ka qëndruar e heshtur dhe ka neglizhuar obligimin e saj kushtetues për të garantuar unitetin qytetar, për të ruajtur marrëdhëniet me partnerët strategjikë ndërkombëtarë dhe për të vepruar si institucion mbi palët. Prandaj, duke u nisur nga këto, por edhe arsye të tjera që i kam shtjelluar në letrën e përgjigjes sime, e kam parë të udhës që ta refuzoj pjesëmarrjen në këtë takim”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka publikuar edhe letrën që ia ka dërguar Presidentes.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy