Trajneri i Romës ia komunikoi zgjedhjen e tij Bobanit pas skualifikimit të marrë
Josè Mourinho, në përgjigje të ndalimit me katër ndeshje të vendosura nga UEFA, ka vendosur të heqë dorë nga anëtarësimi në Bordin e Futbollit të UEFA-s, organi i propozuar dhe ngritur nga Zvonimir Boban, kreu i UEFA-s për futboll, për të sugjeruar propozime dhe ide për përmirësimin e botës së futbollit përmes ligjeve të reja.
Mourinho, letra për Boban:
“I nderuar zoti Boban,
Duke ju falënderuar për ftesën tuaj për t’iu bashkuar Këshillit të Futbollit të UEFA-s, me keqardhje ju informoj se, me efekt të menjëhershëm, do të heq dorë nga anëtarësimi im në këtë grup. Kushtet në të cilat besoja aq fort kur u anëtarësova nuk vlejnë më dhe ndjeva se duhej ta merrja këtë vendim. Ju lus që vendimin tim t’ia komunikoni edhe Presidentit Aleksander Čeferin. Përshëndetje, Jose Mourinho”.