Sot është ndarë nga jeta akademiku dhe artisti, Shyqri Nimani.
Lajmin e dha në Kuvend kryetari Glauk Konjufca, i cili lavdëroi veprën e tij artistike që la pas dhe i shrehi ngushëllime familjes Nimani.
“Sapo e morëm lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë akademiku dhe artisti jonë i madh Shyqri Nimani, mjeshtëri i arteve të bukura. Ishte njëri nga emrat më kulmorë të vendit tonë, i cili pas tij la një karrierë të bujshme dhe me gjurmë të thella artistike me shumë vepra të tij që i gjejmë prej simboleve të Kosova Film e deri te Universiteti i Prishtinës. Shkronjat e tij të arta mund t’i gjeni edhe në deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në të cilën ai punoi për 16 orë të tëra për ta përfunduar.
Pas kësaj, deputetët në seancë mbajtën një minutë heshtje.