Dugolli: Bllokada e qeverisë ndaj Serbisë e domosdoshme, të mos konsumohen produktet e shtetit armiqësor

by informim

Në emisionin EURO n’7 në T7 me Menduh Abazin ku u diskutua tregtia e lirë në kohë bllokadash, u konstatua se qytetarët duhet të mos konsumojnë produkte nga shtetet që bëjnë agresion ndaj shtetit të Kosovës.Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli në kohën e të cilit ishte arritur marrëveshja për tregti të lirë me shtetet e rajonit, ka thënë se arritje e marrëveshjes në atë kohë nuk ishte aspak e lehtë por që hapi mundësi të mëdha për prodhuesit kosovar.

Ai gjatë emisionit ka shpjeguar se si ngjarjet e marsit të 2004 bënë që ndërkombëtarët të ndryshojnë qasjen ndaj zhvillimit të vendit, duke nisur procedura që të lehtësohet tregtia me shtetet e rajonit dhe që Kosova të bëhet pjesë e barabartë në CEFTA.

banner

Dugolli  ka pohuar poashtu se kjo marrëveshje më pas është përfshirë edhe në dokumentet e shpalljes së pavarësisë dhe me këtë Kosova ka marr obligime ndërkombëtare për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

“Qysh pas shpalljes së pavarësisë ka pasur ministra të qeverisë së vendit që kanë dashur ta prishin këtë marrëveshje dhe kjo ka qenë një padijeni prej anës së tyre duke harruar që ne kishim marr obligime ndërkombëtare dhe që u kishim hapur një derë të madhe bizneseve të vendit. Kjo marrëveshje ka qenë një sukses i madh i yni, marrëveshje kjo që solli investime të huaja”, ka thënë mes tjerash ish ministri Dugolli.

Në anën tjetër, ish ministri Dugolli ka arsyetuar vendimin aktual të qeverisë Kurti për bllokadën e produkteve nga Serbia duke thënë se kemi një Serbi agresore e cila edhe kidnapon policët.

“Unë personalisht nuk konsumoj asnjë produkt të Serbisë dhe gjithë qytetarët duhet ta kenë këtë vetëdije që të mos konsumojnë produkte serbe. Një vend që është armiqësor ndaj teje, të shkakton dëme të njëpasnjëshme të rrëmben policët pse ne t’i blejmë produktet e tyre. Në anën tjetër si qeveri nuk të lejohet të mos e zbatosh një marrëveshje për të cilën ke ra dakord, poashtu qeverisë nuk i lejohet që të bëjë thirrje për moskonsumim të produkteve serbe por mua si qytetar po. Asnjëherë nuk duhet të blihen produkte të një shteti armiqësor, konsumatorët duhet të edukohen”, ka thënë mes tjerash ish ministri Dugolli.

Në anën tjetër sipas tij masa vënies së takës prej 100% është konstatuar nga të gjithë se ishte gabim, ndërsa bllokada e tanishme e cila është bërë për çështje të sigurisë ka qenë mese e nevojshme.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy