FSK në marshimin kondicional në Mitrovicë të Jugut, Ushtria Serbe alarmohet

by informim

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë parë sot teksa kanë lëvizur në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës. Përmes një njoftimi për media nga vetë FSK, sot përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se kanë zhvilluar marshimet kondicionalë taktike dhe për këtë thonë se ka qenë i njoftuar edhe komandanti i KFOR-it dhe stafi i tij që janë të vendosur në bazën e KFOR-it në Maxhunaj, .

FSK ka sqaruar se në kuadër të planit tre mujor të trajnimeve për muajin qershor, sot kanë realizuar marshimin 12 kilometra në zonën e përgjegjësisë në rajonin e Mitrovicës.

banner

Ky marsh ka nisur nga ora 09:00 në mëngjes nga kazerma Minatori në drejtim të fshatrave Bajr, Frashër i Vogël dhe Frashër i Madh dhe kanë marrë pjesë 215 ushtarë të FSK-së.

“Marshimi është realizuar duke filluar nga ora 0900L nga kazerma “Minatori” në drejtim të fshatrave Bajr, Frashër i Vogël dhe Frashër i Madh. R3K në këtë marshim ka marrë pjesë gjithsej me 215 pjesëtar. Qëllimi i këtij marshimi ka qenë mbajtja dhe përmirësimi i gatishmërisë fizike të pjesëtarëve të R3K”, thuhet në njoftim.

Kjo duket se ka nxitur komandantin e forcave të ushtrisë serbe që sot të mbaj konferencë të jashtëzakonshme për media, duke thënë se ka informuar edhe KFOR-in dhe ka kërkuar masa urgjente për “mbrojtjen e popullit serb”.

” Sipas fakteve, e informova komandantin e KFOR-it se kërkojmë masa urgjente për mbrojtjen e popullit serb në Kosovë dhe Metohi. Kjo është kërkesa jonë për KFOR-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, ka thënë Milan Mojsiloviq.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy