Njihet si “Rusi”, ky është Nenad Orlloviq që u arrestua sot në veri

by informim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në veri.

Siç ka bërë të ditur Policia, i dyshuari është N.O me vendbanim në Mitrovicë të Veriut, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”

Ai është i dyshuar për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR më 29 maj të muajit të kaluar.

Siç raportohet identiteti i tij i plotë është Nenad Orloviq dhe i njëjti është arrestuar mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës në një autolarje në afërsi të stacionit të autobusëve në veri të Mitrovicës.

Në mediat sociale janë publikuar edhe pamjet e momentit të arrestimit. Atij i janë publikuar edhe disa fotografi.

Policia e Kosovës në komunikatën e lëshuar sot në lidhje me këtë rast, bën të ditur se arrestimi dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore.

Ndërkaq, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në një reagim tha se secili i dyshuar për sulmet e fundit në veri do të përballet me drejtësinë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy