Rama: Marrëdhënia ime me Albinin e shkëlqyer në nivel personal, por kemi probleme konceptuale

by informim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar sot marrëdhënien e tij me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në lidhje edhe me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. 

Ai ka thënë se marrëdhënia e tij personale me Kurtin është e shkëlqyer, por problemi sipas tij qëndron në konceptet e ndryshme që ata kanë.

banner

Rama më tej ka thënë se e ka të qartë që kryeministri i Kosovës nuk do një ballafaqim të drejtpërdrejtë.

“Për mua është shumë e qartë ajo që ka ndodhur. Albini nuk e ka dashur konfrontimin, ballafaqimin e drejtpërdrejtë për këtë temë sepse Albini lexon sondazhet dhe kënaqet që i rriten poenat, por mendoj që Shqipëria nuk është noterë dhe nuk mund të jetë kurrë noterë e çdo politike që ndjek Kosova, aq më tepër nëse Shqipëria quhet, trajtohet si vëlla i madh, gjë që unë se kam thënë kurrë sepse unë mendoj që janë dy shtete të ndryshme dhe autoritetet si shtet janë padiskutim të barabarta”, tha Rama.

“Nëse është kështu, detyrimi ynë është të themi të vërtetën në sy dhe të mbajmë qëndrimet tona. Shqipëria është shtet më vete dhe interesat e Shqipërisë për ne janë shumë të qarta. Duke mirëkuptuar arsyet pse ndonjëherë ndodh ndryshe, ne s’mund të jemi dakord për çdo gjë dhe pastaj propaganda që mbledhja ishte për qytetarët…si ishte për qytetarët?! Marrëveshjet që ishin gati për t’u firmosur, mund të firmoseshin po njësoj pa pasur nevojë të jepnim një shfaqje sikur gjërat nuk janë normal. Gjërat nuk janë normal, nuk ka asnjë normalitet, gjërat janë keq dhe unë po përpiqem të bëj gjithçka për të shmangur më të keqen”, u shpreh Rama.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy