3M i akuzuar për përdorimin e Pfas (kimikatet e përhershme)
Gjigandi kimik dhe prodhues 3M ka arritur një marrëveshje prej 10.3 miliardë dollarësh mbi akuzat se ka ndotur ujin e pijshëm me të ashtuquajturat “kimikatet e përhershme” (PFAS) të përdorura në çdo gjë, nga shkuma kundër zjarrit deri te veshjet jo ngjitëse.
Sipas marrëveshjes, 3M do të paguajë shumën gjatë 13 viteve për të gjitha qytetet, qarqet dhe fshatrat për të testuar dhe pastruar substancat perfluoroalkil dhe polifluoroalkil në furnizimet publike me ujë.
Kompania, e cila po përballet me rreth 4,000 padi nga shtetet dhe qeveritë lokale për kontaminimin me PFAS, nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi. 3M tha se marrëveshja mbulon riparimin për furnizuesit e ujit që kanë zbuluar kimikatet në fjalë “në çdo nivel ose qe mund ta bëjnë këtë në të ardhmen”.