U nis me not nga Otranto drejt Vlorës, Eva Buzo përfundon në spital

by

Ka folur për mediat mjeku i cili ka vizituar sot atleten Eva Buzo e cila ndërpreu sfidën e saj për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës.

Buzo ka paraqitur disa shqetësime gjatë rrugës nga uji i kripur si dhe djegia nga një kandil teksa është dërguar në spitalin e Vlorës pas problemeve shëndetësore. Sakaq mjeku ka thënë se ajo është në gjendje stabël, por e lodhur. Mjeku siguroi se treguesit janë normal duke nisur nga tensioni, dhe pulsi dhe do të duhen disa orë që ajo të rimarrë veten.

banner

“Ka gjysmë orë që ka ardhur nga deti, është në gjendje stabël, është e vetedijshme, pak e lodhur, me pak ethe. Por treguesit janë normal, tensioni dhe pulsi. Erdhi me dridhje nga të ftohtit dhe nga lodhja si dhe nga humbja e lëngjeve.

Duhet një periudhë 4 orë të marr veten. Po e mbajmë me kompresa. Në momentet e para artikulonte por nuk donim ta lodhnim. Ishte gjendje lodhje”– ka thene ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy