115
Televizioni lokal në Istog “RTV Fontana” ka raportuar sot lidhur me një incident që ka ndodhur tek Lapidari i përuruar për Ditën e Çlirimit të Istogut.
Siç raporton ky televizion, disa përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, kanë fshirë 10 emrat e familjarëve të tyre nga lista e emrave në pllakën e Lapidarit.
Ata kanë thënë se po i fshijnë emrat meqë sipas tyre aty ka emra të personave që janë viktima civile dhe janë shtuar në listën e emrave të dëshmorëve.