Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pas takimeve me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se EULEX do t’i monitorojë rastet e të burgosurve në kontekstin e përshkallëzimit të situatës në veri të vendit. Në anën tjetër shefi i të ashtuquajturës zyrës serbe për Kosovë, Petkoviq, ka pretenduar se të arrestuarit serb, u rrahën nga Policia e Kosovës. Nacionale ka kontaktuar EULEX-in në lidhje me këtë rast. Krejt çka dihet?
Borrell, pas takimeve me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se EULEX do t’i monitorojë rastet e të burgosurve në kontekstin e përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.
“Biseduam edhe për arrestimet. Theksova se arrestimet arbitrare ose të paligjshme apo keqtrajtimi i të burgosurve është krejtësisht i papranueshëm. EULEX-i do të luajë rol të fuqishëm në monitorimin e këtij konteksti. I theksova presidentit Vuçiq që tre policët kosovarë që po mbahen në Serbi, duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte. Dhe duke e përmbledhur, mendoj se i kemi gjetur mënyrat e mundshme për të ecur përpara, por të dy palët duhet të tregojnë rezultate në përkushtimet e tyre, në veçanti për Kosovën rreth disa pretendimeve për trajtimin e të burgosurve dhe arsyet për disa arrestime, dhe kërkova për hetime të plota dhe vlerësime të këtyre situatave, dhe për të marrë masa të duhura”.
Josep Borrell / Borrell: Shumë i shqetësuar nga arrestimet dhe marshimi i FSK dhe gjuha e Serbisë