Veliaj në Hagë takon Thaçin e Selimin

by informim

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.

Bashkë me Veliajn ishte drejtori i Instituti të Studimeve Sociale dhe shkencave Humane, Leart Kola, i cili tha se me Thaçin e Selimin folën për betejën e fundit të krerëve të UÇK-së, drejtësinë.

banner

“Sot në Hagë, ku takuam simbolet e UÇK, Thaçin dhe Selimin. Diskutuam për betejën e fundit të krerëve të UÇK, drejtësinë, që duhet të shërbehet në mënyrë të drejtë e të shpejtë e kohën kur e mira e shqiptarëve ishte mbi logot e partive. Parime të shtrenjta, sidomos në kohë të vështira”, shkroi Kola.

Kjo nuk është hera e parë që Veliaj vizitonë ish-krerët e UÇK-së, pasi që një gjë të tillë e kishte bërë edhe në tetor të vitit të kaluar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy