Grupi mercenar rus, Wagner, thotë se ka hyrë në qytetin rus Rostov dhe se se e ka marrë nën kontroll këtë qytet, raporton BBC.
Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar disa fotografi, ku shihen ushtarët e Wagnerit në këtë qyetet.
Shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka postuar një video në të cilën thotë se forcat Wagner do të vazhdojnë të bllokojnë qytetin dhe se do të shkojnë në Moskë nëse shefat e mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Valery Gerasimov nuk vijnë dhe ta takojnë atë.
Autostrada M4 që çon për në Moskë është mbyllur në kufirin midis rajoneve Lipetsk dhe Voronezh, tha guvernatori i Lipetsk.
Më herët ai tha se një autokolonë ushtarake ruse ndodhej në autostradë.
M4 lidh Moskën me rajonet jugore duke përfshirë Rostovin dhe qytetin e tij kryesor Rostov-on-Don, ku janë parë njerëz të armatosur.