40
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka reaguar në lidhje me vërshimet që ndodhën në qytetin e Pejës, ku humbën jetën dy persona.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimave, si dhe ka thënë se i ka bërë përshtypje përkushtimi i të gjithë atyre qe janë përfshirë të ju ndihmojnë të prekurve.
’Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së dy personave që humbën jetën mbrëmë në Pejë. Më bën përshtypje përkushtimi i të gjithë atyre që janë përfshirë në mbështetjen e të prekurve nga përmbytjet.’’ Tha Abbott.