Pavarësisht fjalëve të forta të Vladimir Putinit në televizionin kombëtar dje, presidenti rus “nuk del shumë i fortë nga marrëveshja”, thotë redaktori i BBC-së për Rusinë.
Duke folur nga Moska, Steve Rosenberg thotë se Putini filloi dje duke e quajtur “thikë pas shpine” tentativën për kryengritje të Grupit Wagner.
Në fund të ditës, liderit të këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, të cilin Putini e kishte etiketuar si tradhtar, iu hoqën të gjitha akuzat.
“Ne nuk i dimë të gjitha detajet e marrëveshjes që u arrit midis Kremlinit dhe Wagner”, i tha ai Rosenberg BBC-së.
Ndoshta më shumë detaje të marrëveshjes do të dalin në ditët në vijim – por Putini nuk duket edhe aq i fortë pas kësaj, thekson Rosenberg.