“Çka përfitoi Putini nga kjo”, ish-ambasadori amerikan ngrit dyshime për rebelimin e “Wagnerit”

by informim

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Rusi, Michael McFaul, ka shtruar për diskutim çështjen nëse rebelimi i “Wagnerit” ishte i koordinuar me presidentin Vladimir Putin. Sipas tij, rebelimi nuk ishte i planifikuar mes kreut të mercenarëve, Yevgeny Prigozhin dhe Putinit, ndërsa tha se po kërkon fakte për të verifikuar të kundërtën.

“Ata që pretendojnë se rebelimi i Prigozhinit ishte tërësisht i orkestruar dhe i planifikuar nga Putini, të më ndihmojnë të kuptoj se çka arriti Putini nga kjo. Jam gati të dëgjoj. Kanë ndodhur shumë gjëra të çuditshme që sugjerojnë marrëveshje të fshehtë, por thjesht nuk e kuptoj se cili është përfitimi i GDP-së”, shkroi ish-ambasadori McFaul në Twitter.

McFaul, që njëherit është profesor i politikës, ka mbajtur qëndrim kundër Rusisë e pro Ukrainës, qëkur nisi agresioni.

Ai u ka kërkuar vendeve perëndimore ta ndihmojnë në mënyrë masive Ukrainë, në mënyrë që të mposhtet Rusia.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy