Formohet shtabi emergjent në Pejë

by informim

Komuna e Pejës ka dalë me njoftim pas vërshimeve të fundit ku për pasojë vdiqën dy persona.

Komuna njofton se është formuar shtabi emergjent.

banner

Shkrimi i plotë:

Të nderuar qytetar të Komunës së Pejës,

Në ditët e fundit, komuna jonë është përballur me intensifikimin e reshjeve të shiut dhe shfaqjen e vërshimeve në disa zona të rëndësishme të qytetit. Shtabi Emergjent është mobilizuar menjëherë pas vërejtjes së situatës, dhe ekipet tona punojnë pa pushim për të adresuar nevojat dhe sfidat që dalin nga ky fenomen natyror.

Shtabi Emergjente është formuar në këtë përbërje:

1. Gazmend Muhaxheri – Kryetar i Komunës së Pejës;

2. Nue Nikolla – Komandant i Stacionit Policor në Pejë;

3. Fatmir Asllani – Nënkryetar i Komunës së Pejës;

4. Mirzet Džogović – Nënkryetar për Komunitete të Komunës së Pejës;

5. Gezim Gashi – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim;

6. Butrint Lajqi – Komandant i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit;

7. Agron Nikçi – Drejtor për Punë Komunale dhe Shërbime Publike;

8. Tahir Shala – Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi;

9. Jeton Abazaj – Drejtor për Buxhet dhe Financa;

10. Edonjeta Berisha – Drejtoreshë për Punë Inspektuese;

11. Diellëza Berisha – Shefja e Kabinetit; dhe

12. Faik Zekaj – Zëdhënës i Komunës së Pejës.

Shtabi Emergjent ka organizuar një ekip koordinues që do të minitorojë situatën dhe do të koordinojë përgjigjen e nevojshme në ndihmë të qytetarëve. Linjat emergjente janë të hapura për të gjithë qytetarët për të pritur informacione, raporte ose kërkesa për ndihmë nga qytetarët:

POLICIA: 192

ZJARRËFIKËSAT: 193

NDIHMA E SHPEJTË: 194

KOMUNA E PEJËS: 049 221 227 (Zëdhënësi, z. Faik Zekaj)

Shtabi Emergjent është i përkushtuar për të mbrojtur qytetarët dhe për t’iu përgjigjur nevojave të tyre. Së bashku, do ta tejkalojmë këtë sfidë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy