Greqia sot voton për herë të dytë brenda një muaji

by informim

Grekët po votojnë për herë të dytë brenda një muaji, ku ish-kryeministri Kyriakos Mitsotakis, po synon të sigurojë shumicën, raporton BBC.

Mitsotakis e mposhti bindshëm rivalin e qendrës së majtë në maj, por ftoi për zgjedhje të reja në tentim për të qeverisë i vetëm Greqinë.

Votimi i të dielës vjen vetëm një javë pasi një anije me migrantë u fundos në afërsi të bregdetit grek, ku mendohet se humbën jetën afro 500 persona.

Por, ajo tragjedi ka pasur pak ndikim në fushatë.

Konservatitëve e Mitsotakisit fituan në zgjedhjet e muajit të kaluarë me 20 pikë epërsi ndaj partisë Syriza të Alexis Tsiprasit, një ish-kryeministër tjetër.

Mitsotakis është i bindur në fitore edhe më të thellë.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

Pa shumicën e mbi 150 ulëseve nga 300 sa janë në Parlament, Mitsotakis thotë se partia e tij Demokracia e Re, nuk mund të formojë qeveri stabile.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy