Haxhiu: Qoftë ngjarja e fundit që ndodh jo vetëm si pasojë e kushteve natyrore, por edhe papërgjegjësisë institucionale

by informim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së dy personave në Pejë, si pasojë e vërshimeve.

Haxhiu ka shpresuar që ngjarja si kjo të jetë e fundit që ndodh jo vetëm si pasojë e kushteve natyrore, por edhe si papërgjegjësi institucionale.

banner

Postimi i saj i plotë:

Mbrëmja e djeshme në Pejë shkaktoi shqetësim tek qytetarët atje dhe në të gjithë Kosovën në përgjithësi. Mëngjesi i sotëm u bë edhe më pikëllues kur kuptuam se nga përmbytjet në disa pjesë të qytetit, pas të reshurave të shiut, paskan humbur jetën fëmiju 5 vjeçar dhe nëna e tij.

Institucionet lokale atje si dhe mekanizmat të tjerë shtetëror po veprojnë që kjo krizë të tejkalohet sa më parë dhe duhet të bëhet maksimumi në kushtet optimale të rregullimit infrastrukturor që vërshimet e tilla të mos përsëriten.

Bashkëndjejmë me dhimbjen e familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre, me shpresën që kjo të jetë ngjarje e fundit e trishtë që ndodhë jo vetëm si pasojë e kushteve natyrore por edhe si papërgjegjësi institucionale në ndërtimin cilësor të infrastrukturës urbane.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy