IBM është afër marrëveshjes prej 5 miliardë dollarësh për ofruesin e softuerit Apptio

by informim

International Business Machines Coorporation (IBM.N) është afër një marrëveshjeje për të blerë kompaninë softuerike Apptio për rreth 5 miliardë dollarë, raportoi të premten Wall Street Journal, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

Një marrëveshje midis kompanive mund të përfundonte gjatë fundjavës, raportoi Journal, duke shtuar se ishte e paqartë nëse çmimi i blerjes përfshin borxhin.

banner

Pas kërkesës së mënjëhershme të Reuters për të dhënë shpjegime më të detajuara lidhur me këtë marrëveshje, IBM nuk ka pranuar të komentojë mbi raportin.

Apptio, është blerë nga kompania private Vista Equity Partners në 2018 për 1.94 miliardë dollarë, ofron produkte duke përfshirë softuerin e menaxhimit të biznesit të bazuar në cloud dhe hibrid, një aset i mundshëm për gjigantin e teknologjisë IBM.

Marrëveshja pason blerjen nga IBM në vitin 2021 të ofruesit të softuerit Turbonomic për mbi 1.5 miliardë dollarë dhe blerjen e kompanisë softuerike Red Hat për 34 miliardë dollarë në vitin 2019. (Burimi: Reuters)

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy