Ka nisur Festivali Folklorik i Gjirokastres, pritet të përformojnë me mijëra artistë të folklorit

by informim

Pas një ndërprerjeje 8-vjeçare në qytetin e Gjirokastrës është rikthyer organizimi i Festivalit Folklorik Kombëtar.

Në muajin qershor nga 24 – 01 Korrik në skenën e kalasë së Argjiros do të performojnë artistët e folkut nga hapësira mbarëshqiptare. Krahas vlerave kombëtare dhe artistike, festivalet folklorike në vite janë lidhur me vetë jetën e qytetit të gurtë dhe banorëve të tij.

banner

“Është gjë fantastike në Gjirokastër, përsëri po vjen në kala Festivali Folklorik dhe është kënaqësi për Gjirokastrën që gjitha këto punime, këto bukurira të vazhdojnë, thotë Arjan Shehu, këngëtar popullor.

Festivali Folklorik Kombëtar ka nisur këtë të shtunë në Gjirokastër, ku për një javë rresht do të ngjiten në skenë 1200 artistë.

Për herë të parë është vendosur që grupet e 12 qarqeve të mos jenë në konkurrim me njëri-tjetrin për të shpalosur vlerat më të mira të trashëgimisë kulturore shqiptare për të cilat komisioni vlerësues gjykoi se nuk duhet të konkurrojnë. Festivali që është ngjarja më e madhe e kulturës kombëtare shqiptare nisi në vitin 1968 dhe ky është edicioni i 10-të i tij.

Festivali i Gjirokastres është një velrë e shtuar në muajt e sezonit turistik kur i gjithë vendi dhe vetë Gjirokastra janë pushtuar nga shumë turistë nga vende të ndryshme të botës.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy