Muhaxheri: Jetët e humbura nuk mund të kthehen, të tjerat rregullohen

by informim

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri tha se dy jetët e humbura shkaku i vërshimeve në këtë qytet nuk mund të kthehen, por të tjerat tha se “janë sende që rregullohen”.

Muhaxheri i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Përveç këtij rastit tragjik që kanë humb jetën nëna me fëmijën, këto të tjerat janë sende që rregullohen. Por këto dy jetë nuk munden me u kthy. U shprehim ngushëllime familjes”, tha ai për KosovaPress.

Muhaxheri tha se mbrëmë ka rënë shi aq sa ndoshta s’ka rënë për 50 vjet.

“Ka ra shi shumë kohë të gjatë dhe po shihet që mbrëmë ka qenë sasi e të reshurave që ndoshta s’ka ndodhur për 50 vjet”, tha ai.

“Duhet t’i bëjmë sanimet, të shikojmë çfarë të bëjmë”, shtoi Muhaxheri.

Një grua rreth të 30-ave dhe djali i saj 5 vjeç vdiqën mbrëmë si pasojë e vërshimeve në Pejë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy