Pejë/ Mehaj del në terren, thotë se janë dispozicion për të ndërhyrë

by informim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkuar për ngushëllime në famijen Ademaj në Pejë, pas humbjes së dy personave nga vërshimet.

Ai njofton se kanë dalë edhe në terren dhe kanë parë nga afër gjendjen, derisa thotë se janë në dispozicion me gjithë kapacitetet për të ndërhyrë aty ku ka nevojë për t’iu shërbyer qytetarëve

banner

Shkrimi i plotë:Humbja tragjike e jetës së dy qytetarëve tanë për shkak të vërshimeve në komunën e Pejës, është lajm i rëndë dhe pikëllues për të gjithë ne. Sot ishim për ngushëllime në familjen e cila humbi dy më të dashurit e saj, jemi të prekur thellë nga kjo tragjedi që ka goditur secilin.

Që nga momenti kur kemi marrë informacionet për vërshime, ne kemi qenë në gjendje gatishmërie dhe në kontakt me autoritetet lokale. Njësitet tona të kërkim-shpëtimit që nga mbrëmë kanë qenë në terren për të ndihmuar në përballimin e situatës.

Gjithashtu sot së bashku me kryetarin e komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri dhe me Ministrin, z. Elbert Krasniqi, perfaqësues të AME-së, Policisë së Kosovës dhe FSK-së, kemi dalur në terren dhe kemi parë nga afër gjendjen, jemi në dispozicion me gjithë kapacitetet tona të  për të ndërhyrë aty ku ka nevojë për t’iu shërbyer qytetarëve.

Falënderojmë të gjithë për punën dhe sidomos qytetarët të cilët i kanë dalur në ndihmë njëri-tjetrit, urojmë këtë situatë të kalojmë sa më shpejt, me sa më pak pasoja!

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy