66
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se janë të gatshëm që t’i ndihmojnë qytetarëve të Pejës pas vërshimeve të mëdha mbrëmë.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjen e nënës dhe fëmijës 5 vjeçar që vdiqën mbrëmë si pasojë e përmbytjeve.
“Jemi të gatshëm që me gjithë kapacitetet tona si Kryeqytet të dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës. Ndihma jonë nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ademaj, të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të çmueshëm të tyre”, ka shkruar ai.