Policia Rajonale e Gjakovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e dyfishtë në fshatin Madanaj.
Drejtori i Policisë Lumni Graishta, ka thënë se sipas dyshimeve të para, vrasja mund të ketë ndodhur për një çështje pronësore.
“Një prej pistave të hetimit është një çështje pronësore të cilin ne konsiderojmë se kemi identifikuar një të dyshuar, por nuk është arrestuar ende. Me gjithëatë kjo mbetet një prej pistave të hetimit”, ka thënë Graishta.
Sipas tij, ky rast është duke u trajtuar me prioritet dhe seriozitetin me të madhe të mundshme.
“Këto janë vetëm dyshime fillestare të hetimeve”, përfundoi Graishta.
Gjyqtari i procedurës parapake, kryeprokurori edhe i gjithë stafi komandues së bashku me hetimet rajonale janë në vendin e ngjarjes.
Raportohet se viktimat janë vëllezërit H.I., dhe B.I.