75
Komuna e Pejës ka vendosur që e hëna, 26 Qershor, të jetë Ditë Zie në nderim të viktimave që shkaktuan vërshimet e së shtunës mbrëma.
Me anë të një vendimi të publikuar në rrjetet sociale, Komuna e Pejës ka njoftuar se ka shpallur ditën e hënë, 26 Qershor 2023, Ditë Zie, në shenjë nderimi ndaj dy viktimave që humbën jetën si pasojë e vërshimeve që përfshinë qytetin e Pejës mbrëmjen e datës 24 Qershorit.
Në kuadër të kësaj dite zie komuna e Pejës do të pezullojë të gjitha angazhimet institucionale për këtë ditë.
Gjithashtu flamujt do të ulen në gjysmështizë.