Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, tre policët që u liruan sot nga paraburgimi në Serbi, pritet të arrijnë sot gjatë ditës në Kosovë.
Siç po raportohet ata do të arrijnë rreth orës 14:00 në Kosovë.
Megjithatë, lirimin e tyre nuk është se pritën familjarët. Bashkëshortja e Rifat Zeka, i cili ishte njëri prej policëve të rrëmbyer ka thënë për Syri.net se nuk e kishte pritur lirimin e burrit të saj.
“Jo as që e kemi pritë që kanë m’i liru”, shprehet zonja Naxhije.
Tutje, ajo është shprehur se ai është trajtuar mirë derisa kishte qenë i ndaeë nga dy kolegët e tij.
Edhe djali i policit Beqir Sefa, ka thënë se është njoftuar nga institucionet e Kosovës, që është marr vendim për lirimin e tre policëve.
“Jemi duke i plotësuar dokumentacionet e kërkuara nga Serbia për lirim dhe po sot po ua konfirmojë juve që do të vijnë në Kosovë”.
Gjykata në Kralevë mori sot vendim për lirimin e tyre, ndërsa pas vendimit ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Kurti ka thënë se edhe kidnapimi i tyre konsiston në shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.
“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer tashmë janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky kidnapim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka thënë Kurti në Twitter.