Familjarët hapin të pamet për nënën e djalin e vdekur nga vërshimet në Pejë

by informim

Familjarët kanë hapur të pamet për vdekjen e 26 vjeçes së bashku me djalin e saj, 5 vjeçar, Mirsada dhe Dion Ademaj, pas vështrimeve në Pejë, raporton Ekonomia Online.

Familjarët kanë treguar prapa kamerave se kufomat po qëndrojnë ende në shtëpi dhe se varrimi do të bëhet në ora 15:00.

Përderisa e hëna do të jetë ditë zie në Pejë. Ky vendim është marrë nga kryetari Gazmend Muhaxheri.

Qyteti i Pejës është stabilizuar pas vërshimeve të mëdha që ndodhën të shtunën, kështu deklaroi Gëzim Gashi, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë komunë. Ai theksoi se do të nisin edhe me vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut.

“Gjendja është stabile. Niveli i ujit është i përballueshëm. Të reshurat janë ndalur. Ne e kemi formuar një komision prej 12 anëtarëve. Do t’i formojmë edhe disa komisione të tjera në mënyrë që ta përfundojmë vlerësimin sa më shpejtë dhe t’i drejtohemi ministrisë, në mënyrë që t’i dalin në ndihmë qytetarëve. Ende nuk e dimë vlerën e saktë të dëmeve”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy