Presidentja e Kosovës zonja Vjosa Osmani e ka pritur sot në vizitë Guvernatoren e shtetit të Iowa nga SHBA, zonjen Kim Reynolds.
Në një postim në profilin e vetë zyrtar Presidentja Osmani është shprehur se sot është hapur një kapitull i ri i partneritetit me Iowa dhe jemi duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin tonë për forcimin e aleancës dhe miqësisë me SHBA.
Kujtojmë se kjo vizitë e rëndësishme është duke ndodhur në këtë periudhë kur qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti janë duke u kritikuar se i kanë thyer raportet miqësore me SHBA për shkak të kokëfortësisë dhe qasjes së tij në menaxhimin e krizës në veriun e Kosovës.
Postimi i Presidentes Osmani….