Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë se Kosova nuk do të përballet me sanksione e me izolim.
Kjo pasi, sipas tij “Kurti do të lëshojë pe”, pasi thotë se kryeministri e di që pushtetin nuk mbahet në këtë raport me perëndimin.
Më tej, Hyseni në Pressing të T7 ka thënë se Kurti po lufton për fytyrën e tij.
”Nëse e kemi bë kompromisin në qendër, po e bëjmë luftën për margjina? Unë mendoj që kushtet e marrëveshjes tashmë janë të përcaktuara. Kosova në njëfarë mënyre ka pranuar praktikisht kryetarët e zgjedhur me vota që i dërgojë me zor me ia shkarku bash qata banda. Mos pahiri kjo fytyrë është e kryeministrit jo e jona”, ka thënë Hyseni.
“Ndryshe mbase shumicës, por opinion publik. Nuk mendoj që Kosova ka me u zhytë thellë në izolim, kjo është për arsyeje se Kurti e dinë që Kosovë nuk mundesh me mbajt pushtet përkundër perëndimit. Kurti ka me leshu pe jo që dëshiron marrëveshje, por dëshiron me ruajt pushtetin e tij. Unë mendoj që kjo është arsyeja që Kosova nuk do të përballet me sanksione por ka me leshu pe dhe ka me formu Asociacionin”, tha pjesëtari i PSD-së.